fbpx

Neymar i del për hunde Barçës, ja sa i ka kushtuar

Sulmuesi brazilian, Neymar si duket i ka dal për hunde presidentit Sandro Rosell. Klubi katalanas mësohet se ka paguar 95 milionë euro për shërbimet e brazilianit.

Siç raporton El Mundo, presidenti Sandro Rosell nuk ka paguar jo 57 por 95 milionë euro për shërbimet e brazilianit, pra 38 milionë euro më shumë sesa që flitej në media.

Kjo shifër është mësuar në kontratën e nënshkruar mes klubit katalanas dhe Neymar.

Vetëm familja e futbollistit ka përfituar rreth 8.5 milonë euro në zëra të ndryshëm, pa të drejtën e kompesimit, 2 milionë euro iu paguan babait të futbollistit që të kërkonte të tjera lëshime nga Santosi, skuadra ku luante Neymar.

4 milionë për reklamat publicitare me kompanitë braziliane, dhe 2.5 milionë të tjera familja Neymar i ka dhuruar teorikisht për bamirësi për fëmijët jetimë të Sao Paolos.

Konrtata përmban edhe klauzolë sipas së cilës Neymar duhet të përfitojë të paktën 54 milionë euro bruto përgjatë qëndrimit në Barcelonë pavarsisht se a fiton klubi trofe apo jo.

Lajme të ngjashme

Back to top button