Pandeli Majko fton për “Besëlidhjen e Radikës”

Protestat e inicuara nga shoqatata dibrane në Maqedoni dhe Shqipëri, kanë arritur t’i sensibilizojnë partitë politike në vend dhe intelektualët shqiptarë. Siç po rrjedhin gjërat lidhur me këtë çështje, duket se “mbrojtësit” e Radikës kanë bërë për vete qeverinë shqiptare, dhe tani u mbetet vetëm që të bindin edhe qeverin e aktuale të Maqedonisë, ku bëjnë pjesë BDI-ja dhe VMRO-ja. 

Së fundi edhe ish – kryeministri, Pandeli Majko, fton për një mbështetje masive për dibranët dhe Radikën, kështu më poshtë Almakos ua sjell të plotë statusin e tij në Facebook:

“Dibranet historikisht kane ditur ti zgjidhin punet e veta. Ata nuk jane individe qe kerkojne dhe ankohen duke u qare per problemet qe jeta u nxjerr perpara. Dibra ka nxjerre njerez qe njohin fjalen perpara te bertitures. Qetesia dhe urtesia gjithmone ka fshehur trimerine qe mbart karakteri i tyre.

Kam vendosur te jem pjese e “Beselidhjes se Radikes” pasi sot dibranet kane nevoje dhe po kerkojne ndihmen e cilitdo qe deshiron ta jape ate. 

Duhet te pohojme veteveten duke dale ne krah te shqiptareve ne Maqedoni pa asnje dallim politik, krahinor dhe shteteror. Ata jane vellezerit tane dhe interesat e tyre jane edhe tonat. Forca e nje kombi eshte e barabarte me forcen e asaj pjese te tij mbi te cilen ushtrohet presion me i madh.

Lajme të ngjashme

Back to top button