MPB parashtroi padi penale për të dyshuarin e vrasjes së dyfishtë në Çair

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) -ja parashtroi padi penale deri te Prokuroria kompetente publike kundër T.SH. (53) nga Shkupi për shkak të dyshimit se dje në rrugën “Rifat Burçeviq” në komunën Çair, ka vrarë personat Aledin Ajredini (57) dhe Mustafa Ajredini (28) nga Shkupi. 

Siç kumtuan nga MPB-ja, më datën 18-të të këtij muaji,  ka paraprirë debat verbal mes të ndjerit Mustafa.A dhe T.Sh., në të cilën T.Sh i ka rënë shuplakë Mustafa. A. Të dielën rreth orës 11, Mustafa A. së bashku me babain e tij, Aledin.A kanë ardhur në rrugën “Rifat Burçeviq”, para shtëpisë së T.Sh. që ta zgjidhin mosmarrëveshjen nga dita paraprake. 

Së pari kanë filluar t’i bërtasin personit T.SH e pastaj kanë filluar t’i bien derës. Kur i denoncuari e ka parë se njëri prej tyre është me lopatë në dorë, nga dhoma  e tij e ka marrë revolen, të cilën e ka poseduar pa leje, ka dalë para derës dhe e ka qëlluar Mustafan tri herë në kraharor, ndërsa babin e tij në kokë, pas çka është arratisur. 

Rasti është denoncuar nga një polic, i cili është fqinj i të denoncuarit, është përpjekur ta ndal dhe me radiolidhje ka njoftuar në cilin drejtim lëviz. Së shpejti pas  njoftimit, në rrugën “Dizhon”, i denoncuari  është vërejtur nga një nëpunës policor i Njësisë për përgjigje të shpejtë dhe intervenim “Alfa” të cilët i janë afruar ta legjitimojnë, por ai ka rezistuar, pas çka është kapur dhe arrestuar në stacion policor, te T.SH janë gjetur një revole “Magnum” me pesë gëzhoja dhe një projektil, si dhe 2.300 euro dhe 16.000 denarë. 

Nëpunësit policor, në prani të Prokurorit publik kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa materiali i marrë është dorëzuar në ekspertizë të mëtejmë në Sektorin për hetime kriminalisitiko-teknike.

Lajme të ngjashme

Back to top button