Tetovë, ujësjellësi u ndërtua por qytetarët do të presin për ujë të pijshëm

Ndonëse punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Tetovës kanë përfunduar, një gjë e tillë nuk ka zgjidhur ende problemin me mungesën e ujit të qytetarëve të këtij rajoni.

Pengesë mbetet përfundimi i punimeve për ndërtimin e stacionit të filtrimin të ujit, që problemi të zgjidhet përfundimisht.

Sipas kryetares së Komunës së Tetovës Teura Arifi, uji nëpër çezmat e qytetarëve do të mbërrijë në fund të vitit, kur edhe pritet të përfundojë ndërtimi i Stacionit Filtrues.

“Ne sot shënuam përfundimin e punimeve të 8.5 kilometrave të famshëm të cilat ishin zgjatur pafundësisht dhe si rezultat i të cilave qytetarët e Tetovës kishin problem me ujin e pijshëm. Mendoj se nuk do të kemi problem me ujin dhe sipas dinamikave që kemi tek Stacioni i filtrimit atje punimet shkojnë me dinamikën e duhur dhe shumë shpejtë, ma merr mendja deri nga fundi i vitit do jenë edhe të përmbyllura punët. Në këtë mënyrë i gjithë qarku në këtë storje do të jetë i mbyllur”, deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës.

Punimet për ndërtimin e këtij stacioni startuan në fillim të qershorit. Ky projekt i cili pritet të zgjidh problemin shumëvjeçar të Tetovës do të financohet përmes kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej 2 milion euro, ndërsa me 800 000 euro do investojë komuna e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button