Assad do të garojë për mandat të ri

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se do të garojë për një mandat të ri dhe ka përjashtuar mundësinë e ndarjes së pushtetit me opozitën.

Komentet e tij për AFP-në vijnë vetëm dy ditë para konferencës për paqe, e cila, sipas opozitës, do të duhej ta largonte atë nga zyra.

Assad po ashtu ka thënë se bisedimet për paqe, që mbahen të mërkurën në Zvicër, duhet të përqendrohen në, siç është shprehur, luftën kundër terrorizmit.

Të hënën, Këshilli Kombëtar i Sirisë ka thënë se nuk do të ndjekë bisedimet, nëse sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, nuk tërheq ftesën për Iranin.

Ban ka thënë se ka ftuar Iranin pasi ky i fundit ka pranuar premisën e bisedimeve – për krijimin e qeverisë së tranzicionit në Siri.

Lajme të ngjashme

Back to top button