Ligji për ndërtim PDSH: Kush garanton se nuk do të vizatohet Millosheviçi nëpër mure?

Partitë në opozitë e cilësuan si fashist ‘Ligjin për ndërtim’, i cili me 49 vota ‘pro’ dhe 12 kundër kaloi në fazën e dytë apo finale të miratimit në Parlament.

Propozim/ligji për ndërtim parashikon që në fasadat e ndërtesave të banimit të ketë vizatime të ndryshme. 

“Mund të ndodhë për shembull në objektin e Rexhail Ismailit, kryetar i komisionit për transport dhe lidhje në Kumanovë, Këshilli i Kumanovës të sjell vendim që në fasadën e tij ta vendos figurën e Sllobodan Millosheviqit, dhe kjo do të jetë ligjore” ironizoi deputeti i PRSD-së Nikollçe Acevski.

Dilema të ngjashme ngritën edhe deputetët e PDSH-së. 

“Kush garanton nesër se në ndonjë mur të ndonjë objekti, nuk do të vizatohet ndonjë figurë, ndonjë kishë, ndonjë ikonë. Kush garanton se nesër në Muzeun e lirisë nuk do të vizatohet fotografia e Tarçullovskit?” deklaroi Gazmend Aliu nga radhët e PDSH-së.

“Ky ligj është ligji më fashist që është sjell në këtë kuvend. Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me moralin dhe parimet si dhe në kundërshtim me mendjen e shëndosh të një njeriu”, deklaroi deputeti i LSDM-së Jani Makraduli. 

Megjithatë për zv/ ministrin e transporti Xhelal Bajrami, këto deklarata të deputetëve të opozitës kanë për qëllim fitimin e pikëve politike. 

“Për pamjen e objekteve për banim kolektiv dhe objekteve me karakter publik sjell program  vjetor Këshilli i komunës dhe investitori do të duhet secili investitor ti përmbahet  programit të cilën paraprakisht e sjell Këshilli komunal”.

Megjithatë për deputetin e LSDM-së Pançe Orce qëllimi i martimit të këtij ligji skandaloz,është që të ndryshohen fasadat e objekteve të MEPSO, ELEM dhe EVN-së, si dhe të Qendrës Tregtare të Qytetit të Shkupit. Por edhe të objekteve të tjera private në të ardhmen pavarësisht nëse me një gjë të tillë do të dakordohej pronari i objektit përkatës. 

Për opozitën miratimi i këtij ligji gjithashtu paraqet shkelje flagrante e Kushtetutës. 
Sipas propozim/ligjit për ndërtim, se di do të duke fasada apo pamja e jashtme e objekteve në pjesët qendrore të qytetit mund të vendos Këshilli i Komunës respektive, Këshilli i Qytetit të Shkupit dhe Këshillat e komunave të Shkupi.

Lajme të ngjashme

Back to top button