Shkup, sonte mbahet manifestimi “Nata e bardhë”

Manifestimi tradicional “Nata e bardhë” do të mbahet sonte në Shkup. Në suaza të programit të pasur të paralajmëruar nga organizatorët e disa lokacioneve në qytet ku do të mbahen koncerte, ekspozita dhe performanca rrugore.

Në muzeun e Qytetit të Shkupit, Muzeu i artit bashkëkohor dhe Qendra kulturore rinore do të vendoset ekspozitë e madhe  e “Pop-artit” amerikan. Bëhet fjalë për më shumë se 100 vepra grafike nga Endi Vorhol, Roj Lihtenshtajn, Robert Raushenberg, Xhon Çemberlejn, Tom Veselman dhe Xhejms Rozenkvist. Nga QKM potencojnë se veprat e pop-artistëve para se gjithash udhëzojnë në kulturën konsumuese, marketing dhe zërat publik.

Në orën 21 në Sheshin “Maqedonia” do të mbahet performancë e zëshme- e ndritshme e spektaklit francez “Compagnie des Quidams”. Grupi është formuar para 22 viteve, dhe deri tani ka qenë mysafir në më shumë se 40 shtete në shumë kontinente. Compagnie des Quidams e përbëjnë njëzet artistë nga teatri, muzika, cirku, dhe artistë të tjerë të skenës…Në “Natën e bardhë” do të marrin pjesë me prezantimin e tyre të fundit “FierS? Cheval”.

Pesëmbëdhjetë minuta pas ngjarjes së grupit francez, do të mbahet edhe një performancë teatrale rrugore, vepër e grupit polak.

Program të “Natës së bardhë” do të ketë edhe në Qendrën kulturore rinore. Atje do të mbahet koncert i grupit kulturor të Beogradit. Do të marrin pjesë edhe rokenroll/bluz/garazh heronj “Roy dhe the Devil’s Motorcycle”, dhe post rok kuartet instrumental i Maqedonisë “Khara”. Koncerte do të ketë edhe në Densing sallën e QKM-së dhe në Xhebno kinemanë.

Edhe këtë vit manifestimi “Nata e bardhë” do të pasurohet me maratonë filmike nën qiell të hapur në Parkun e Qytetit dhe me ekspozita në Qendrën kultutore-informative.

Organizatorët e manifestimit informojnë se edhe këtë vit hyrja në Kopshtin zoologjik do të jetë falas nga mesdita deri në orën 18. Falas do të jetë edhe vozitja me autobusët e NPQ-së të cilat qarkullojnë drejt rajonit qendror të qytetit, në periudhën nga ora 19 deri në orët e hershme të mëngjesit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button