Hulumtim: çfarë ushqimi konsumojmë

Toka e kontaminuar që ofron produkte bujqësore të cilësisë së dobët është vetëm një nga problemet e mjedisit jetësor në Maqedoni, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për statistika publikimin e fundit.

Ekspertët kanë zbuluar se Maqedonia ka probleme serioze me ujërat të zeza dhe me mbeturinat e forta ose, më shumë qytete dhe fshatra nuk janë përfshi në sistemin për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave të forta.

Në Maqedoni ka me dhjetëra njësi të kanalizimit që derdhen direkt nëpër lumenj, pa pasur ndonjë filtrim nga ujërat e zeza, thuhet në hulumtimin e Nova Makedonia.

Në tregjet e Shkupit shpesh ofrojnë prodhime nga qytete të ndryshme të vendit a shumica e tyre janë nga fshatrat përreth dhe prodhimet vet I kultivojnë. 

Për këtë shkak shtrohet pyetja, çfarë uji përdoret për ujitjen e tokës në vend tonë. Në Evropë, aferat e shumta për prodhime të kontaminuara ushqimore janë bërë dukuri të përditshme.

“Kemi rrezik të madh sa i përket kësaj çështje, Ujitja e fushave bëhet me ujë të pakontrolluar. Kemi një fat të madh që deri më tani askush nuk është ankuar me probleme  më të mëdha. Patjetër duhet që në të ardhmen të punohet në këtë drejtim dhe me seriozitet”, thonë hulumtuesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button