Shilegov: Qeveria për një ditë i jep televizionit “Sitel” 360 mijë euro

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, ka prezantuar sot informacione të reja që tregojnë për korrupsionin medial të qeverisë. 

Sipas tij, më një mars të vitit të kaluar qeveria i ka paguar televizionit “Sitel”, 360 mijë euro nëpërmjet katër fletëpagesave

“Nuk ka dyshim se Stadiumi i qytetit BB është çerdhja e metastazës BB e Nikolla Gruevskit dhe qeverisë së tij. Këto janë vetëm katër fletëpagesa për parat e lëshuara në xhirollogarinë e televizionit Sitell”, ka theksuar Petre Shilegov.

Shilegov, tha se vetëm për një ditë tre javë para zgjedhjeve lokale, nëpërmjet 4 fletëpagesave qeveria i ka lëshuar para televizionit “Sitell”.

Përmbajtja e fletëpagesave tregon qartë destinacionin e parave. “Shfrytëzuesi i mjeteve buxhetore: Qeveria e Maqedonisë. Pranues, televizioni Sitel, DOOEL Shkup. Paguar, 7 milion e 11 ijë denarë”!

Në të njëjtën ditë tre fatura janë lëshuar me të njëjtën përmbajtje.

Lajme të ngjashme

Back to top button