Shkolla fillore në Neproshten mbetet pa ngrohje, qeveria tërheq mjetet

Drejtuesit e pushtetit lokal në Tearcë kanë reaguar ndaj vendimit të qeverisë për tërheqjen e mjeteve të miratuara më parë për sistemin e ngrohjes qendrore të  shkollës fillore ‘Eqrem Çabej’ në Neproshten. 

Nga komuna thonë se nuk i dinë arsyet të tërheqjes së fondit prej 4 milion denarë, që janë pjesë e bllok dotacioneve për mbarëvajtjen e procesit mësimor nga pushteti lokal. Ndërkohë nga dikasteri përkatës sot nuk u prononcuan për këtë çështje.

Drejtuesit e komunës thonë se ngrohja me dru apo koftor vetëm nëpër klasë nuk plotëson nevojat e nxënësve. Shkolla fillore “Eqrem Çabej” në fshatin Neproshten të Tearcës, numëron rreth 80 nxënës të cilët mësojnë në tetë paralele në dy ndërrime. 

Lajme të ngjashme

Back to top button