“Civil–Qendra për Liri”, gazetarët sërish në shënjestër

“Civil – Qendra për Liri” ashpër e dënon manifestimin e fundit të presionit mbi gazetarët dhe median e pavarur me dënim që është jo proporcional dhe i ashpër, duke pasur parasysh të ardhurat e gazetarëve në vend.

Gjykata e Shkupit solli vendim kundër kryeredaktores së gazetws sw  përjavshme politike “Fokus”,  Jadranka Kostova dhe gazetarit Vllado Apostollov, të akuzuar për shpifje nga ana e drejtorit të Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim  Sasho Mijallkov

“Dënimi është drakonik, Kostova dhe Apostollovi duhet t’i paguajnë 6.000 euro dëmshpërblim shefit të sigurimit Mijallkov për gjoja shpifje të publikuara në tekstet e tyre”, konstaton“Civil – Qendra për Liri”   .

“Shfrytëzojmë këtë rast që të ngremë zërin edhe njëherë në mbrojtje të gazetarit Tomisllav Kezharovski, i cili u dënua me 4,5 vjet burg dhe i cili pret në arrest shtëpiak që dënimi të hyjë në fuqi dhe të gazetarit Zoran Bozhinovski i cili pret ekstradimin nga Serbia. I përkujtojmë 
opinionin e vendit dhe atë të jashtëm për të burgosurit politikë të cilët janë në gjyq, në burg ose në paraburgim në Republikën e Maqedonisë”, yhuhet nw reagimin e “Civil – Qendra për Liri”.

Lajme të ngjashme

Back to top button