20 tërmete për 2 orë në Shqipëri

20 tërmete të njëpasnjëshëm dhe brenda dy orësh lëkundin Shqipërinë e Mesme. Me i fuqishmi është regjistruar në orën 7:00 të mëngjesit të së hënës,  5 ballë dhe me epiqendër në bregdetin e Durrësit. Lëkundjet e tokës janë ndjerë në Tiranë, Kavajë dhe Krujë. 

Një seri tërmetesh kanë vijuar pas të parit, me epiqendra të ndryshme dhe duke iu afruar Tiranës. Për fat të mirë nuk shënuar dëme në banesa e njerëz. Sizmologët e Institutit të Gjeo-Shkencave që regjistrojnë në kohë realë lëkundjet e tokës deklarojnë se tërmetet e mëngjesit, veçanërisht dy prej mund të konsiderohen mesatarë, sa i përket fuqisë. 

Tërmetet nuk janë dukuri të pazakonta për vendin tonë pasi Shqipëria është një zonë aktive sizmogjene. Sipas sizmologëve, rënia e tërmeteve nuk mund të parashikohet, ndërsa  hedhin poshtë zërat se ndryshimet klimatike dhe thatësira  ndikojnë në shtimin e tërmeteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button