MPB vazhdon kontratat e punës për “Alfat”

Njësiti për intervenime të shpejta “Alfa”, sot morën vendime të reja për punë. Sipas ministres për punë të brendshme Gordana Jankullovska, ata morën statutin që moti e meritonin. 

“Alfat fituan statutin që gjatë kohë e meritojnë. Rreziku me të cilin ballafaqoheni është i madh, por ju treguat në vepër se çka do të thotë guximi dhe të gjithë duhet të dine se sakrifica juaj po shpërblehet”, theksoi në fjalimin e sa j ministrja Jankullovska. 

Përndryshe në nëntë vitet sa ekziston ky njësit, “Alfat” kanë arrestuar 17.052 persona prej të cilëve mbi 3.000 për prishje të rendit publik, mbi 680 për posedim të armëve pa leje, 3528 për posedim të lëndëve narkotike dhe mbi 2.800 për vepra doganore dhe vepra tjera penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button