Konstatohet konflikt interesi te Bashkim Ahmeti, kryen njëkohësisht dy funksione

Komisioni Shtetërorë për Pengimin e Korrupsionit, ka konstatuar gjendjen e konfliktit të interesave tek Bashkim Ahmeti, për shkak të dy funksioneve dhe i është dhënë masa “vërejtje publike”.

Siç thuhet ne komunikatën e sotme të Komisionit për Pengimin e Korrupsionit, Ahmeti njëkohësisht me funksionin e anëtarit të Këshillit të qytetit të Shkupit, ku është zgjedhur në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, drejton edhe Agjencinë për  menaxhim me pronën e marrë, që është në kundërshtim me rregullat e ligjit për pengimin e konfliktit të interesit.

Duke vepruar në përputhje me rregullat e ligjit për pengimin e konfliktit të interesit dhe në funksion të veprimit të pengimit të gjendjes së konstatuar, Komisioni Shtetërorë për Pengimin e Korrupsionit i është drejtuar personit Bashkim Ahmeti me kërkesën që në afat prej 15 ditëve, vullnetarisht të tërhiqet nga njëra prej dy funksioneve të cilët i ushtron njëkohësisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button