Tashevska-Remenski: Nuk kam fshehur kurrfarë dokumentacioni në MPPS

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski i cilëson si spekulime informacionet se ajo ka fshehur dokumentacion të caktuar, që ai të mos jetë i kapshëm për zëvendësministrin Dime Spasov. Tre ditë pas spekulimeve të këtilla, tha ajo, ka pasur mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese, rreth së cilës ka pasur vërejtje, të cilat siç potencoi, më së paku shkojnë në dobi të tezave se dikush diçka ka fshehur ose dikush nuk ka dërguar diçka deri te dikush.

“Atë që mundem më me përgjegjësi ta them është se pas publikimit në media të këtij spekulimi se ministrja Remenski ka fshehur ndonjë dokumentacion në MPPS, Ministria tre ditë me radhë ka pasur mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese edhe nga Inspektorati shtetëror administrativ edhe nga Këshilli inspektues”, tha Remenski.

Ajo shtoi se të drejtat dhe përgjegjësitë nga Ligji për zbatimin e Qeverisë si për ministrin ashtu edhe për zëvendësministrin shtesë i vendosin para përgjegjësisë para se gjithash të kujdesen për funksionalitetin dhe organizimin në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, përkundër, siç tha, tentativave që puna e përgjithshme të vendoset në tapet në kontekst manipulues, që nuk shkon në dobi edhe të imazhit të Ministrisë, e së paku të bartësve të funksioneve, të cilët lejojnë komente të këtilla.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ajo tha se janë të pavërtate informacionet se ka shkarkuar anëtarë të Komisioneve për adoptim, por vetëm, siç tha është bërë korrigjim i anëtarëve, të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore.

Ajo nuk precizoi nëse do të pasojnë shkarkime të drejtorëve në qendrat për punë sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button