Hidrocentrali “Spile” prodhoi 395 milion kilovat orë energji elektrike

Në hidrocentralin “Spile” në Dibër, që paraqet një objekt energjetik për prodhimin e energjisë elektrike, vitin që lamë pas ka prodhuar 395 milion kilovat orë energji elektrike që është për 57 për qind më shumë nga plani vjetor. Duke bërë krahasim me vitin 2012, prodhimi i energjisë elektrike ka arritur deri në 156 kilovat orë më shumë.

Me prodhimin e 395 kilovat orë, viti që lamë pas konsiderohet si viti më i suksesshëm. Kjo është si rezultat i hidrologjisë së volitshme në rajonin e Dibrës, që përfshin lumenjtë Radika dhe Drini i Zi, sidomos në periudhën shkurt- maj, vlerësojnë kompetentët e këtij hidrocentrali.

Plani vjetor  prej 252 milion kilovat orë energji elektrike është realizuar në mesin e periudhës së stinës së verës.

Përndryshe gjatë ekzistimit të këtij hidrocentrali, prodhimi i energjisë elektrike ka ardhur deri në 500 milion kilovat orë energji elektrike që është rekord dhe që ndodh njëherë në njëqind vite.

Në akumulacionin e liqenit të Dibrës momentalisht ka rezerva për prodhim të mbi 40 milion kilovat orë energji elektrike. Në saj të temperaturave të larta të këtë periudhë , nga ana e kompetentëve vlerësojnë se ka nisur shkrirja e dëborës e malit Bistra dhe Stogovo dhe me këtë do të rriten edhe prurjet ujore të ujit në liqenin e Dibrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button