Viktima në “lufta të huaja të shenjta”

Arsim Zekolli. Kolumnë – “ Dy fytyrat e Evës”, Utrinski Vesnik
Nevoja  për politikën e imponimit dhe promovimin e prototipit të – zonjave që sjellin vota dhe mbahen rreptësishtë dhe me dëgjueshmëri afër vijës partiake të përcaktuara nga alfa – mashkulli, jep pasqyrë të shtrembëruar për aftësitë e vërteta dhe kapacitetet e femrës sot.

Daut Dauti, kolumnë – “Viktima në “lufta të huaja të shenjta” “, Dnevnik
Dhe harrojeni Sirinë, qëndroni tek Afganistani dhe paramendojeni se tani vullnetarë nga Ballkani marrin rrugë ti ndihmojnë popullit “vëllazëror” afganistanas. Anën e kujt do ta mbanin, anën e muxhahedinëve ose anën e talibanëve?

Erol Rizaov, kolumnë – “ Kulçedra e përbin pushtetin”, Utrinski Vesnik
Është çështje kohe kur deri në fund do të hapen mega-aferat  se sa në të vërtetë kushton “Shkupi 2014” dhe kush fitoi shumë të madhe parash nga ky xhambo-projekt partiak. Ose, kush dhe sa para fitoi nga 500 mijë euro subvencione për  fermerët gjatë 7 viteve të kaluara.

Aleksandar Tortevski, kolumnë – “ Viç e gjysëm, një muaj e gjysëm, tre viça, sa burg?”, Utrinski Vesnik
Propozimi për barazimin e praktikës gjyqtare me rregullore është skandaloz, dhe është tregues për mosnjohjen e të drejtës, sistemit ligjor dhe parimit të ndarjes së pushtetit.

Lepa Gjorgjievska, koment – “ Pushtet duan, zgjedhje nuk duan”, Dnevnik
Çdo kund në botë opozita është ajo që inicon dhe kërkon zgjedhje, e tek ne u largohet zgjedhjeve. Nëse në pranverë votohet me dy fletëvotime, do të shohim në vepër se sa LSDM ka qenë e përgatitur.

Aljosha Simjanovski, kolumnë –“ That’s all folks – zërat i huazuan…”,Utrinski Vesnik
Esnafi artistik, për fat të keq, rrallë dhe çdo herë e më pak po shihet në produkcionin modest të televizionit ose filmit.

Sotir Kostov, kolumnë – “ Luani diçka të re, me vizion dhe me kreativitet”, Dnevnik
Supozimi bazë në çdo punë është se ajo nuk duhet të jetë e mërzitshme dhe jointeresante. Biznesi – e politika sot është më shumë se biznes – duhet të jetë zbavitës. Në të kundërtën, nuk do të jetë i suksesshëm.

Petrit Saraqini, kolumnë – “ Është koha për kohë të re”, Sloboden Peçat
Aferat e fundit të mediumeve edhe një herë e  treguan mënyrën me të cilën punon makineria në këto disa vite, e që ka për qëllim të na mbajë në errësirë, ose mjegull informative, të na konfrontojë mes veti, dhe të përfitojë nga kjo.

Lajme të ngjashme

Back to top button