Në universitetin e ri deri tani kanë aplikuar vetëm 80 brucoshë

Universiteti i ri “Nënë Tereza” do të mbajë orën e parë akademike në mes të tetorit, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu. Universiteti nuk ka ndërtesë dhe do ta shfrytëzojë objektin e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, shkruan Fokus, transmeton Portalb.mk.

Ministri tha se deri më tani kanë aplikuar 80 kandidatë dhe konkursi ofron 1220 vende për regjistrimin e studentëve në vitin e parë në pesë fakultetet e Universitetit “Nënë Tereza”. Paraqitja elektronike do të zgjasë deri në mes të tetorit, kurse kandidatët e regjistruar online pastaj do të ftohen për t’i sjellur dokumentet.

Komisionet përkatëse dje patën takim me profesorët, të cilët janë përzgjedhur të jenë pjesë e stafit mësimdhënës dhe u zgjodh Senati.  Për kryerës të detyrës së rektorit u zgjodh ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Aziz Pollozhani. Mandati i tij do të zgjasë gjashtë muaj dhe më pas do të vlerësohet puna e tij.

LEXO: Pollozani, rektor i Universitetit “Nënë Tereza”

LEXO: Pishtar Lutfiu: Universiteti “Nënë Tereza” gjen shtëpinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button