Ukrainë, pas përleshjeve, Presidenti premton negociata pro protestuesve

Pas protestave disa javore, duket se do të ketë kthesë në favor të protestuesve pro BE-së, raportojnë mediat e huaja.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç ka rënë dakord për të negociuar me udhëheqësit e opozitës dhe protestuesit pro BE-së, pas përleshjeve të dhunshme në kryeqytetin Kiev gjatë natës së të dielës (19 janar 2014) ku pati dhjetëra të plagosur.

Të dielën vonë, zyra e shtypit të Presidentit njoftoi se një komision ndërpartiak do të ngrihet sot në përpjekje për të zgjidhur krizën. Krerët e opozitës e kanë konfirmuar këtë. Grupi  i punës për negociatat do të kryesohet nga Siguria Kombëtare. Grupi do të përbëhet nga anëtarë të qeverisë, të administarës presidenciale dhe përfaqësues të opozitës.

Më parë një grup protestuesish, duke u përpjekur të hynë në parlament, janë përleshur me policinë. Dhjetëra njerëz janë plagosur. Dhuna ka nisur pasi mijëra protestues mbajtën një miting në Sheshin e Pavarsisë së Kievit, kundër kufizimit të të drejtave themelore të tyre. 

Partia në pushtet e zotit Janukoviç e mohon këtë, duke thënë se legjislatura është në përputhje me standardet evropiane. Mbështetje kanë pasur protestuesit edhe nga vendet perendimore të cilët kanë shprehur shqetësim të thellë për këto ligje. 

SHBA-të dhe BE-ja bëri thirrje për dhënien fund të dhunës dhe bisedime urgjente politike. Lëvizja anti-qeveritare filloi në shenjë proteste ndaj vendimit të Presidentit Janukoviç në fund të nëntorit për t’u tërhequr nga një marrëveshje historike me BE-në. 

Redaksia Online – See more at: http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=196652&IDCategoria=1#sthash.SwfgL3yc.dpuf

Pas protestave disa javore, duket se do të ketë kthesë në favor të protestuesve pro BE-së, raportojnë mediat e huaja.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç ka rënë dakord për të negociuar me udhëheqësit e opozitës dhe protestuesit pro BE-së, pas përleshjeve të dhunshme në kryeqytetin Kiev gjatë natës së të dielës (19 janar 2014) ku pati dhjetëra të plagosur.

Të dielën vonë, zyra e shtypit të Presidentit njoftoi se një komision ndërpartiak do të ngrihet sot në përpjekje për të zgjidhur krizën. Krerët e opozitës e kanë konfirmuar këtë. Grupi  i punës për negociatat do të kryesohet nga Siguria Kombëtare. Grupi do të përbëhet nga anëtarë të qeverisë, të administarës presidenciale dhe përfaqësues të opozitës.

Më parë një grup protestuesish, duke u përpjekur të hynë në parlament, janë përleshur me policinë. Dhjetëra njerëz janë plagosur. Dhuna ka nisur pasi mijëra protestues mbajtën një miting në Sheshin e Pavarsisë së Kievit, kundër kufizimit të të drejtave themelore të tyre.

Partia në pushtet e zotit Janukoviç e mohon këtë, duke thënë se legjislatura është në përputhje me standardet evropiane. Mbështetje kanë pasur protestuesit edhe nga vendet perendimore të cilët kanë shprehur shqetësim të thellë për këto ligje.

SHBA-të dhe BE-ja bëri thirrje për dhënien fund të dhunës dhe bisedime urgjente politike. Lëvizja anti-qeveritare filloi në shenjë proteste ndaj vendimit të Presidentit Janukoviç në fund të nëntorit për t’u tërhequr nga një marrëveshje historike me BE-në. / Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button