Pollozhani, rektor i Universitetit “Nënë Tereza”

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot zyrtarisht konfirmoi se Aziz Pollozhani do të jetë rektor i Universitetit “Nënë Tereza”. Pollozhani këtë detyrë do ta ushtrojë në afat prej 6 muajsh, ndërsa pjesa tjetër e stafit akademik do të përbëhet nga 45 profesorë dhe asistetnë, njofton Alsat M.

Në listën e stafit akademik, gjithashtu gjenden dhe ish kreu i Komunës së Studeniçanit, Fati Iseni, përgjegjësi për arsimin e lartë në Ministrinë e Arsimit, Agim Rushit, ish zv/ministri i mbrojtjes dhe ish ministër i vetëqeverisjes lokale Rizvan Sulejmani, si dhe zëdhënësja e Komunës së Çairit, Kaltrina Zekolli, etj.

Ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu, tha se Universiteti “Nënë Tereza” për momentin do i shfrytëzojë hapsirat e Universitetit të Evropër Jug lindore ndërsa objketi i ri do të fillojë të ndërtohet në vitin 2017. Për dy javë pritet që të mbahet ora e parë akademike në universitetin e ri

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button