Klitschko në ballë të protestës

Ish kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, Vitali Klitschko është parë në ballë të protestës së dhunshme, të dielën në Ukrainë.

Klitschko së bashku me shumë figura të njohura të këtij shteti ka ngritur zërin fuqishëm kundër pushtetit aktual, duke qenë lider i mijërave protestuesve në Kiev.

Protestat pro-evropiane rifilluan prapë pasi presidenti ukrainas, Viktor Janukovic ka vendosur që të ngrijë raportet me Bashkimin Evropian, për të përkrahur Rusinë.

Në foto shihet se si Klitschko tenton t’i mbrojë disidentët për t’u mos u përballur me policinë e dhunshme. Megjithatë, në fund pikërisht Klitschko ishte një nga të arrestuarit pasi që ishte prijës i protestës. “Stop hajnave që duan të shesin shtetin tonë. 

Ukraina duhet të ngritët në këmbë për të mos lejuar diktaturë”, ka thënë Vitali Klitschko, pas arrestimit.

Klitschko pritet të jetë një nga kandidatët për president në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm në Ukrainë.  

Lajme të ngjashme

Back to top button