Reklama e re e Blackberry-t përqendrohet në tastierën e tij

Njëra nga reklamat më të fundit të Blackberry-t shfaq smartfonin Q10 dhe tastierën e tij, duke e quajtur atë “një mënyrë më të mençur për të shkruar”.

Por në botën e smartfonëve, ku shpejtësitë e përpunimit dhe rezolucioni i paraqitjes janë matës të zakonshëm të një telefoni, tastiera duket një gjë e vjetruar që të vihet edhe aq shumë në qendër të vëmendjes.

Por tastiera mund të jetë njëra nga shenjat që Blackberry është duke u dorëzuar nga tregu i pajisjeve elektronike. Patrick Moorhead, që është analisti kryesor në Moor Insights and Strategies, tha që ai e sheh këtë ndërrim në marketing teksa kompania përpiqet që ta bëjë ndryshimin e brendit të vet si një pajisje përfundimtare për komunikim biznesi.

“Blackberry vërtet nuk është në gjendje të konkurrojë me përvojën e konsumatorëve sa i përket veçorive të tyre apo dyqaneve me aplikacione,” tha ai për ABC News. “Duke u bazuar në atë që ata janë duke reklamuar, ata janë duke provuar që ta mprehin konsumatorin e biznesit.”

Shefi ekzekutiv i Blackberrry-t, John Chen pajtohet duke thënë që konsumatori ideal nga Amerika e Veriut nuk jemi unë dhe ti, por biznesi dhe industria. “Ato do të jenë bankat, kompanitë e sigurisë, kujdesi shëndetësor, qeveritë, shteti dhe federalet,” tha ai në një intervistë për uebfaqen Crackberry.

Ai shton që posedimi i një pajisjeje me iOS ose Android dhe posedimi i një Blackberry nuk është përjashtues reciprok. Edhe pse kompania është duke kryesuar me tastierën, Moorhead dyshon që ka gjëra të tjera për të folur për to.

“Sipas asaj që besoj unë, është pjesë e një fushate, kështu që ata do të prekin në gjëra të ndryshme në kohë të ndryshme,” tha ai. “Ata do të lajmërojnë në të ardhmen veçoritë e sigurisë ose mundësinë për të ndarë të dhënat e kompanisë nga të dhënat personale, por për momentin ka të bëjë me tastierën.”

Një zëdhënëse e Blackberry-t tha që tastiera e Q10 është ajo që e dallon atë nga produktet e tjera, por ka edhe më tepër në pajisje. “Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë sistemin operativ Blackberry 10 me përditësime që do të vazhdojnë përgjatë 2014-tës,” tha ajo. (PCWorld Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button