Vëllezërit Musliman: Referendumi në Egjipt është ‘manipuluar’

Vëllezërit Musliman në Egjipt pohuan të dielën se referendumi i mbajtur për versionin e rishikuar të kushtetutës së pezulluar të vitit 2012 është i ‘manipuluar’.

“Regjimi i tanishëm nuk është në gjendje të mbajë një votim të drejtë, sepse ata e dinë qe rezultati do të tregonte kundërshtim popullor ndaj grusht shtetit të tyre të përgjakshëm,” kanë thënë Vëllezërit në një deklaratë, duke iu referuar përmbysjes së presidentit të zgjedhur Muhamed Mursi më 3 korrik.

Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve në Egjipt njoftoi të shtunën se 38.6 për qind e votuesve të mundshëm, vlerësohet në rreth 53 milionë, e kishin hedhur votën e tyre në referendumin dy-ditor të javës së kaluar. Komisioni deklaron se 98.1 për qind e votuesve miratuan kushtetutën.

Vëllezërit Musliman kanë hedhur dyshime mbi shifrat zyrtare. Ata kanë thënë se edhe pse asnjë prej forcave politike të vendit nuk e kishin bojkotuar referendumin e vitit 2012, dhe vetëm 32.9 për qind e elektoratit ka votuar.

“Tani ata duan të bindin njerëzit se 38.6 për qind e votuesve kanë hedhur votën e tyre mes thirrjeve për bojkot në mbarë vendin,” shtuan ata.

Vëllezërit Musliman bojkotuan referendumin së bashku me Aleancën Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit, e cila mbështetë Mursin.

“Gazeta pro-grusht shtetit pohoi se 4000 emigrantë egjiptian në Japoni kishin votuar në referendum, ku në fakt atje ka vetëm 423 votues të regjistruar dhe vetëm 34 prej tyre kishin hedhur votën,” thuhet në deklaratë.

Vëllezërit kanë thënë se rezultatet e referendumit nuk do t’i japin legjitimitet regjimit aktual të instaluar nga ushtria. Ata këmbëngulin se stabiliteti do të vijë vetëm me liri, drejtësi dhe dinjitet./ mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button