‘NRG Band’ në duet me Klepto

Viti 2014 duket se po nis mbarë edhe për bendin pejan ‘NRG Band’. E ndonëse një viti të frytshëm ata theksuan se e patën edhe përgjatë vitit 2013, djemtë e ‘NRG’ tashmë kanë nis punën rreth projektit të ri.

 Kështu thonë burimet e afërta me bendin, për Tribuna sipas të cilave filmimet rreth videokëngës që ata do të sjellin shpejt, tashmë kanë nisur.

“NRG band me Klepto janë duke punuar bashkë. Xhirimet i kanë nis në Rahovec, e të cilat besohet se do të përfundojnë shpejt”, ka theksuar burimi mes tjerash.

Për bashkëpunimin me Klepto ka treguar edhe Besnik Çaka përmes ‘Instagram’, ndërsa ka publikuar edhe një foto të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Back to top button