Vesa e Joni mbajnë premtimin

Kanë rrëfyer të dytë se mezi presin të realizojnë duetin e përbashkët. Dhe duket me shumë punë e mund, artistët Vesa Luma e Jon Tarifa kanë përmbyllur gjithçka rreth këngës dhe videos së saj, ndërsa premiera e duetit do të transmetohet këtë të hënë (sot) në radion Funx-Amsterdam…

Sapo ka nxjerr në treg video-këngën e tij më të re të titulluar “On My Own”. Dhe ende pa shijuar në tërësi promovimin e këtij krijimi, këngëtari Jon Tarifa ka bërë me dije se ka përfunduar filmimet e një video-kënge të dytë për këtë vit. Bëhet fjalë për duetin e shumëpërfolur me këngëtaren Vesa Luma. “@jontarifa new video coming soon! #superstitious”, kishte shkruar këngëtari përmes rrjeteve sociale, ndërsa kishte publikuar edhe disa fotografi të realizuara gjatë xhirimeve të fundit.

Premiera e këngës, sot

Për një përfundim të punës së përbashkët të dy këngëtarëve ka njoftuar edhe Vesa Luma e cila gjithashtu ka publikuar një tjetër fotografi të realizuar gjatë këtij dueti. Ajo gjithashtu ka ndarë kohë edhe për një falënderim përmes një statusi.“Sapo përfunduam xhirimin e klipit #Supersticious. Një eksperiencë shumë ndryshe dhe shumë e bukur. Faleminderit artistit të talentuar dhe mikut tim Jon Tarifa i cili kontribuoi me prezencën e tij në këtë këngë të mrekullueshme! Premiera e këngës të hënën ‘live’ në radion #Funx-Amsterdam ndërsa video së shpejti”, ka shkruar Luma përmes “Instagram”.

Vlen të përmendet se ftesa për këtë duet i është bërë këngëtarit nga Shqipëria, nga Vesa, ftesë këtë të cilin siç pat deklaruar Tarifa për Tribuna, e ka pritur në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe me shumë qejf.

Ndryshe, Vesa më shumë se kurrë është duke punuar rreth projekteve të radhës, për të cilat është zotuar se do të njoftojë përmes rrjeteve sociale e intervistave të kohë pas kohe.(Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button