“Hajde Maqedoni” me aksion për pastrimin e Matkës

Asociacioni për mjedis të pastër jetësor “Hajde Maqedoni” sot organizon aksion promovues për pastrim të Matkës, si paralajmërim për aksion nacional për pastrim, që do të mbahet të shtunën në 150 lokacione në 50 komuna nëpër Maqedoni.

Aksioni nacional është në kuadër të projektit “Maqedonia pa mbeturina 2016” i cili ka për qëllim t’i pastrojë mbeturinat që ndodhen në vende joadekuate në rrethinë, të zhvillojë vetëdije tek qytetarët për menaxhim të drejtë me mbeturinat dhe të zhvillojë mekanizëm për mbështetje të qytetarëve, komunat dhe grupet e tjera të prekura në mënyrë që më mirë të përballen me hedhjen e joorganizuar dhe të paligjshëm në komunitetet e tyre.

Me këtë Maqedonia kyçet në aksionin global “Let do it world”, mbështetur nga Parlamenti evropian dhe zbatuar në 127 vende në vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button