Investo çdo ditë në martesën tënde

Ka detaje, të cilat nëse lihen pas dore, rrezikojnë të humbasin, e bashkë me to, edhe një pjesë e mirë e zakoneve që ndoshta janë edhe pjesa më e bukur e marrëdhënies suaj.

Nuk është e rëndësishme që mes jush të jetë gjithçka rozë, ka edhe momente kur dashuria për njëri-tjetrin, të shfaqet edhe përmes përkujdesjeve tjera. Ju mund të shkëputeni nga çdo gjë, të merrni vetëm partneren tuaj dhe të shijoni një fundjavë, apo qoftë edhe një ditë të vetme, aq sa për të kujtuar që ju të dy, jeni mbi çdo gjë. Ose në rastet kur nuk keni mundësi të shkëputeni, tregoni që jeni aty për atë, gjysmën tuaj të ëmbël, për ta mbështetur, për t’i dhënë kurajo. Pyeteni se si ndihet, nëse ka nevojë për ndihmën dhe këshillën tuaja, tregohuni e gatshme dhe lërini të kuptojë që ju jeni atje për të, që e mbështesni. Një takim i po kësaj natyre, mund të jetë edhe në mbrëmje.

Në fund të fundit, ai nuk është vetëm njeriu që qëndron fizikisht krah jush, por edhe ai tek i cili duhet të mbështeteni më shumë. Mund edhe të shihni një film bashkë, një prej atyre filmave që me anë të humorit, përcjell ndoshta të njëjtën gjendje si në familjen tuaj. Do t’ju ndihmojë të komunikoni me njëri-tjetrin ndryshe, transmeton Telegrafi.

Bëni kujdes nga rrjetet sociale. Më shumë se gjysma e rasteve të divorceve nëpër botë, kanë ardhur pikërisht për shkak të Facebook-ut dhe rrjeteve sociale. Duke i njohur këto, keni mundësi të ruani martesën tuaj. Në fakt rreziku mund të mos vijë vetëm nga njohjet e atij, por edhe të tuat, jo vetëm nga njohjet e tashme, por edhe nga të kaluarat. Mos fshihni asgjë nëse doni të keni një marrëdhënie të shëndoshë, përndryshe gjithçka do të prishet.

Marrëdhëniet virtuale, ato të krijuara nëpërmjet internetit dhe rrjeteve sociale, mund të kthehen në shumë të rrezikshme, në moment që abuzohet me vëmendjen ndaj tyre, kështu, nëse hapeni më shumë me miqtë tuaj në facebook se sa me bashkëshortin, atëherë punët janë shumë keq. Vlerësoni më shumë atë që keni në krah dhe hiqni dorë nga ato të cilat konsiderohen “dëshira të rrezikshme” për lumturinë e martesës suaj. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button