Shkup: Për tre ditë 21 aksidente trafiku

Kaosi nëpër rrugët e kryeqytetit nuk merr fund. Vetëm për tre ditët e fundit kanë ndodhur 21 aksidente trafiku, kumtojnë nga Ministria për punë të brendshme.

‘Më 17 janar kanë ndodhur gjashtë fatkeqësi komunikacioni. Prej tyre njëra me pasojë dëme material dhe pesë me lëndime të lehta trupore, ku janë lënduar shoferët dhe dy bashkë udhëtarë’ thonë nga sektori për marrëdhënie me opinion në SPB-Shkup.

Të shtunën më 18 janar kanë ndodhur shtatë fatkeqësi komunikacioni, ku janë shkaktuar dëme materiale dhe udhëtarët kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Gjatë ditës së diel, SPB në Shkup ka regjistruar tetë fatkeqësi komunikacioni, ku fatmirësisht udhëtarët kanë marrë disa lëndime të lehta trupore dhe nuk ka gjë serioze, kumtojnë ata.

Gjithashtu, gjatë tre netëve të fundit janë evidentuar një numër i madh i shkeljeve ligjore në komunikacion dhe me këtë rast janë sanksionuar 41 shoferë të cilët kanë vozitur nën ndikim të alkoolit.

Për shkak të shpejtësisë së vozitjes janë sanksionuar 79 shoferë, ndërsa 25 janë dënuar për shkak të mos respektimit të shenjave të komunikacionit në rrugë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button