Ndryshimet e Kodit Zgjedhor në seancë parlamentare

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 80-të, në të cilën pika e vetme e mbetur është Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Rumanisë për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, mas-medias, rinisë dhe sportit.

Deputetët pastaj do ta vazdhojnë seancën e 82-të, në të cilën do të debatohet rreth propozim vendimit për zgjedhje të kryetarit, zëvendësikryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për verifikimin e fakteve.

Në rend dite të kësaj seancë, mes të tjerash janë edhe Propozim ligji për realizimin e projektit infrastrukturor për ndërtimin e gazpërçuesit magjistral, Aks rrugor “Kleçovc – stacioni Blloku 5”, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për tatimin e fitimit, për tatimin personal të të ardhurave, për veprimtarinë e filmit dhe për shërbime mediale audio dhe audiovizuale, të Ligjit për media, të Kodit zgjedhor dhe të Kodit penal, të gjitha me procedura të shkurtuara.

Për një pjesë të zgjidhjeve ligjore, për të cilat do të debatohet në seancën e sotme të Parlamentit, paraprakisht do të mblidhen Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.

Lajme të ngjashme

Back to top button