Shkupi mbetet pa sulmuesin Demiri

Skuadra e FC Shkupi në ndeshjen e javës së shtatë të Ligës së Parë të Maqedonisë ka humbur shansin e mirë për të marrë tri pikë ndaj Sileksit, pasi kishte në kontroll gjithë ndeshjen duke dërguar gjithsej 13 goditje nga të cilat shtatë ishin drejt portës. Përveç dy pikëve që humbi, Shkupi në këtë ndeshje ka mbetur pa sulmuesin Husein Demiri, i cili ka lënduar krahun e djathtë.

Moment nga ndeshja Shkupi - Sileksi
Husein Demiri (9) gjatë ndeshjes Shkupi – Sileksi

Kur po luhej minuta e 58-të, në një duel për topin, Demiri është goditur nga pas nga një futbollist i Sileksit dhe gjatë rënies në tokë ka lënduar rëndë krahun. Më pas duhej të ndërpritej për disa minuta ndeshja dhe me veturën e ndihmës së shpjet Demiri u dërgua në spital, ku i janë bërë intervenimet e para. Sipas stafit mjekësor të FC Shkupi mësojmë se sulmuesi shtatlartë Demiri ka të dëmtuar ligamentet e krahut të djathtë, ndërsa tani është në mjekim shtëpiak. Stafi mjekësor ka thënë se ditëve në vijim pasi të bëjnë ekzaminimet mjekësore do të japin detaje më konkrete lidhur me lëndimin dhe se sa do të mbetet jashtë fushe sulmuesi Husein Demiri.

Të përkujtojmë se ndeshja Shkupi – Sileksi përfundoi me barazim 1:1, ndërsa ndeshjen e radhës skuadra nga Çairi do ta luan në fushë mysafire kundër ekipit të Makedonija Gj.P. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button