Në 2013 u regjistruan 23 vrasje

Ministria e Punëve të Brendshme bëri raportin vjetor në të cilin u konstatua se në Maqedoni gjatë vitit 2013 janë regjistruar 22 vrasje.

Sipas MPB ky numër fatmirësisht që shënon një rënie në krahasim me vitet e kaluara. Në këtë raport thuhet se janë kryer 20 vepra penale ‘vrasje’, me ç`rast viktima janë 22 persona.

Gjatë vitit 2012 ishin regjistruar 28 vrasje, kurse në  2003 ishte rekordi me ç’rast ishin kryer  75 vrasje. 

Sipas rajoneve, numri më i madh i vrasjeve është kryer në rajonin e Shkupit (8), ndërsa më pas nga dy vrasje në Shtip,  Tetovë, Kumanovë dhe nga një në disa qytete tjera si Radovish, Kratovë, Veles, Demir Hisar, Gostivar dhe Kavadarci.

Nga këto vrasje, 15 prej tyre janë zbardhur, ndërsa 20 kanë mbetur akoma të pazbardhura, dhe të gjita këto kanë ndodhur në rajonin e Shkupit. 12 vrasje janë kryer me armë zjarri, tre vrasje me gjësende të forta, dy me thikë, një me sëpatë dhe tjerat me përdorimin e dhunës fizike.

Sipas gjinisë, 15 viktimat kanë qenë meshkuj, ndërsa 7 femra, ndërsa mosha është prej 8 deri mbi 60 vjeç. Viktima më e vogël 8 vjeçe u vra nga babai i saj, derisa një 71 vjeçare u vra nga djali i saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button