Vajgël: Presim zgjedhje demokratike dhe rezultate të pranuara nga të gjithë

Është shumë e rëndësishme që në këtë moment të shohim vullnet politik tek të gjithë aktorët politik në Maqedoni të luftojnë kundër korrupsionit. Disa prej tyre duhet të luftojnë në radhët e tyre, porositi Ivo Vajgël, eurodeputet dhe raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, në Konferencën e sotme ndërkombëtare “Përballje me korrupsionin dhe shtetin e zënë peng në Evropën Juglindore”, që po mbahet në Shkup.

Lufta kundër korrupsionit, theksoi ai, është qëllim i çdo vendi demokratik dhe i çdo vendi që dëshiron të bëhet anëtare e BE-së.

E di, tha Vajgël se korrupsioni ka qenë një nga problemet serioze në këtë vend dhe kjo përsëritet në të gjitha raportet e Parlamentit Evropian prej ku vij dhe nga Komisioni Evropian. Gjithsesi, nënvizoi, se ka qëllime tjera, të cilat në një të ardhme të afërt do të mundësojnë që Maqedonia të bëjë progres drejt rrugës së saj evropiane.

“Fillimisht këto do të ishin zgjedhjet më 11 dhjetor, që do të thotë plotësim i detyrimeve të ndërmarra me marrëveshjen e Përzhinës në raport me reformat dhe gjithsesi aftësia dhe gatishmëria e të gjitha partive politike që të bashkëpunohet pas zgjedhjeve, të cilat presim të jenë demokratike, transparent dhe në pajtim me standardet evropiane, ndërsa rezultatet të pranohen nga të gjitha partitë politike”, deklaroi raportuesi për Maqedoninë, Vajgël.

Vajgël tha se Prokuroria speciale publike duhet tërësisht dhe pa kusht të respektohet.

“BE-ja dhe Komisioni Evropian e di pse është formuar bashkarisht me partitë kryesore politike. Tani duhet t’i mundësojmë PSP të dërgojë rezultatet dhe të mos bëhen obstruksione në punën e tij. Nga ana tjetër, ky institucion nuk është politik dhe nuk duhet të merret anë në konfrontimet publike në raport me çështjet politike, por duhet ta zgjedh, gjuhln, metodat dhe pozicioni, konform sundimit të drejtësisë – gjuhës dhe drejtësisë”, theksoi Vajgël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button