Shkup, “Alfat” e rrethuan Ambasadën e SHBA-ve pa paralajmërim

Më 15 shtator, vetëm disa orë pasi PSP lajmëroi se i ka paraqitur dy akuzat e para, u ndez sirena në ambasadën e SHBA-së dhe disa herë u përsërit paralajmërimi “Kjo nuk është stërvitje”, shkruan Prizma, transmeton Portalb.mk.

Arsyeja e sirenave ishte prania e njëzet personave të njësisë policore speciale “Alfa” në afërsi të ambasadës, që  shpien në aktivizimin e protokoleve të sigurisë amerikane dhe udhëzimeve për punonjësit që të largohen nga dritaret dhe të strehohen.

E gjithë drama ka zgjatur rreth 20 minuta, rreth orës 16, për shkak të, siç u tregua, stërvitjes së panjoftuar të njësisë policore speciale “Alfave”, që simuluan reagimin në rast të ndonjë sulmi terrorist ndaj ambasadës së SHBA, pa e njoftuar për këtë ambasadën paraprakisht.

Stërvitja e njësisë policore për përgjigje të parë dhe ndërhyrje,  në publik të njohura si “Alfa” është kryer me urdhër të kryeshefit Ivica Ançevski- Puki. Ai i kërkoi të gjitha ekipet në Shkup, me pajisje të plotë të shkojnë pranë ambasadës që të vlerësohet se sa kohë u duhet njësive në rast të një sulmi terrorist.

Megjithatë, Ambasada e SHBA-së për një stërvitje të tillë nuk është njoftuar më parë, gjë e cila është procedurë e rregullt në rast të stërvitjeve.

Burime të BIRN-it thonë se për simulimin, përveç  ambasadës nuk e dinte as drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov as ministri, Oliver Spasovski. Operacioni është bërë vetëm me urdhër të Pukit, kreut të Alfave.

Të nesërmen është mbajtur takim mes përfaqësuesve të ambasadës dhe përfaqësuesve të MPB-së, ku është konstatuar dhe është pranuar lëshimi i bërë nga forcat maqedonase të sigurisë. Për lëshimin e bërë, Puki ka marrë paralajmërim nga Ivica Vuçveski, kryeshef i SPB-së në Shkup.

“Në ambasadën e SHBA-ve vetëm na konfirmuar se ka pasur stërvitje dhe na udhëzuan te Ministria e Punëve të Brendshme”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button