Ilija Dimovski ndërpreu seancën e Kuvendit për një “dëshirë speciale”

Deputeti i VMRO-DPMN-së, Ilija Dimovski sapo, e ndërpreu seancën e pyetjeve të deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë e cila sapo kishte filluar ne ora 11.

Ai ka kërkuar një orë pauzë e cila u shndërrua në dy orë pasi që Parlamenti sapo filloi sërish me punë.

Dimovski në mënyrë ironike tha se nëse dikush e pyet pse e ka kërkuar këtë pauzë ai do ta akuzojë atë për mobing (keqtrajtim nga dikush në pozitë) dhe do ta lëshojë sallën në mënyrë demonstrative, duke aluduar në rastin me lëshimin e seancës nga Prokurorja Speciale, Katica Janeva ditë më parë me arsyen se po i bëjnë mobing.

“Nga sot këto seanca të pyetjeve të deputetëve do ti quajmë seanca mobingu. Një njeri special e zbuloi një gjë dhe kjo është që anëtarët e Qeverisë nuk e kanë për detyrë të përgjigjen në pyetjet tona, pas 25 vite demokraci. Këtë zbulim revolucionar më në fund e bëri një person special me mision special, na tregoi se kemi qenë të hutuar dhe gjithë këto vite nuk është dashur të përgjigjen në pyetjet tona. As ministri i financave nuk duhet ta sqarojë buxhetin ndërsa kryetari i Kuvendit ta anulojë për një muaj seancën për shkaqe private dhe nëse ne revoltohemi ai do të  duhet të na akuzojë për mobing. Kjo që e bën ky njeri special nuk është mobing por cirk. “ tha mes tjerash Dimovski.

Pas kësaj, kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovksi caktoi një orë pauzë duke mos e lejuar të flet koordinatorin e grupit parlamentar të LSDM-së, Goran Sugarevski.

Seanca vazhdon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button