Shkëndija stërvitet në Ohër

Ekspedita e Shkëndijës nga dita e dielë është vendosur në Ohër, ku në 10-të ditët e ardhëshme skuadra do të zhvillojë fazën e parë përgatitore. Pasi drejtuesit e klubit me sukses përfunduan punët rreth përforcimit të skuadrës dhe kompletuan ekipin në kohë, shpërngulja jashtë Tetovës ishte obligative duke parë kushtet për punë që ofron rrethina e Pollogut.

Të dielën pasi kishin drekë të përbashkët në restorantin ‘Kurtishi’, futbollistët, stafi teknik dhe ekipi përcjellës u nisën drejt Ohrit, ku arritën rreth orës 16:00. Ekspedita u vendos në hotelin ‘Belvedere’, ndërsa prej sot skuadra do të vazhdojë me punë sipas plan-programit të stafit teknik. Me ekipin janë edhe disa futbollistë të rinjë të cilët do të jenë në periudhë testuese dhe nëse kënaqin shijen e stafit teknik do t’i bashkohen skuadrës ’kuqezi’.

Gjatë 10-të ditëve në Ohër, krahas seancave të rregullta stërvitore pritet që të zhvillohen së paku dy ndeshje kontrolluese, për të cilat stafi teknik është duke u angazhuar maksimalisht në gjetjen e kundërshtarëve adekuat. Pas përfundimit të kësaj faze ekipi do të rrikthehet për disa ditë në Tetovë, para se në fillim të muajit shkurt të udhëtohet në përgatitje 3 javore në Belek (Antali) të Turqisë. / KF Shkëndija / Portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button