Sulm hakerësh në e-mailin e PSP-së (VIDEO)

Prokuroria Speciale Publike e konfirmoi informacionin se në dhjetor të vitit të kaluar adresa elektronike e tyre ishte goditur nga një sulm hakerësh, transmeton Portalb.mk

Dje në kanalin YouTube është publikuar një video, në të cilën  tregohen një pjesë e e-maileve të gazetarëve, të cilët kërkojnë akreditim në PSP, por edhe korrespondenca të tjera zyrtare dhe informacione të shkëmbyera mes Janevës dhe ekipit të saj me persona të tjerë.

“Gjatë muajit dhjetor të viit 2015 është kryer ndërhyrje e paautorizuar në e-email, pas së cilës nga ana jonë janë marrë të gjitha hapat për rritjen e sigurisë së e-mailit. Ju kujtojmë se në atë periudhë nuk kemi pasur të punësuar ndonjë punonjës, i cili do të kujdesej për sigurinë e informacioneve të e-mailit. Ngjarja është raportuar para organeve kompetente, për shkak se në atë moment nuk kemi pasur ndonjë dëm nga ndërhyrja. ”

“Megjithatë, duke parë se videoja është vendosur në kanalin Youtube qartë është shprehur  qëllimi i ndërhyrjes në e-mailin tonë, ju informojmë se ne do të ndërmerren të gjitha masat për ta zbardhur rastin”- thanë nga PSP.

Ndryshe, sipas komenteve të para në publik, ky sulm hakerësh është një skandal i madh dhe hyrje në skenarin më të ndytur deri më tani, i cili tregon se të prekurit nga hetimet nuk do të përmbahen nga asnjë “metodë”, që ta pengojnë punën e këtij institucioni. Ende më shqetësues është fakti se videoja as këtë mëngjes nuk është fshirë nga YouTube.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button