Nexhat Shabani trajner i KF Drita

KF Drita e Bogovinës ka zgjidhur problem edhe me pankinë, pasi që nga e dila në mbrëmje kryesia ka vendosur që postin e trajnerit t’ia besoj Nexhat Shabanit, ish- trajneri i Renovës, Shkëndijës dhe i Shkupit, i cili ishte edhe ndihmës seleksionues i Maqedonisë.

“Kemi vendosur që postin e trajnerit t’ia besojmë një emri të njohur të futbollit shqiptar në Maqedoni siç është Nexhat Shabani. Ai me punë do të fillon nga e marta kur edhe është caktuar grumbullimi i parë i ekipit për përgatitjet e sezonit pranveror. Sa i përket përforcimeve, emrat do të shpalosen të martën kur fillojnë përgatitjet”, ka thënë për „yllpress“, sekretari i KF Drita Ramadan Ramadani.

Sa i përket ndihmësit të trajnerit, ai do të caktohet në bashkëpunim me trajnerin Nexhat Shabani. Shkaku i prezantimit të trajnerit të ri, përgatitjet që ishin paralajmëruar të fillojnë nga e hëna, fillojnë të martën në orën 12:00. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button