Majk zbulon për herë të parë publikisht kush është “Ajo”

Si shumë nga personazhet e njohur mediatikë që nuk u shpëtuan dot fotove nga plazhi, as reperi i Babastars, Majk, nuk ia doli dot “të fshihej”. Disa foto të publikuara nga Prive pak javë më parë zbuluan edhe lidhjen e dashurisë që Majk po shijonte prej disa kohësh. Majlinda Zeka është emri i bukuroshes në krah të këngëtarit të hitit “Ajo” dhe fotot e nxehta nga plazhi në Dhërmi e konfirmuan edhe mediatikisht lidhjen e tyre, ndonëse reperi nuk dha asnjë konfirmim për këtë, por e kaloi në heshtje, shkruan revistaclass.

Derisa erdhi momenti që Majk ta bënte publike lidhjen në një intervistë të fundit për NIN në Klan Kosova duke deklaruar se “nuk është beqar.”

Dhe pas konfirmimit publik, publikoi edhe një foto me të dashurën pa bërë asnjë koment, por duke vënë vetëm tri pika retiҫensë… Mjafton edhe kaq apo jo?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button