fbpx

Levante ndal Barcelonën, tani fillon lufta në Spanjë (Video)

Barcelona nuk ka mundur të nxjerr më shumë se një barazim në ndeshjen e zhvilluar në Estadio Ciudad de Valencia ndaj Levantes.

Levante kaloi në epërsi që në minutën e 10? me anë të Loukas Vyntra.

Në anën tjetër Barcelonës iu deshën vetëm 9 minuta për barazuar rezultatin. Edhe ky gol erdhi pas goditjes nga këndi. Xavi e ekzekutoi, ndërsa në zonë e priti Gerard Pique, i cili e barazoi rezultatin në minutën e 19.

Pjesa e dytë ishte edhe më interesante, Barcelona u angazhua më shumë por në dy raste shumë të mira nuk pati fat.

Me këtë barazim të Barcelonës mund të themi se tani ka filluar të nxehet lufta për vendin e parë në kampionatin spanjoll pasi tani Barca ka vetëm një pikë më shumë se Real Madridi.

Lajme të ngjashme

Back to top button