Draskoviq: Millosheviqi urdhëroi vrasjet në Pejë

Vuk Draskoviq, kryetari i Lëvizjes Serbe për Ripërtëritje, ka thënë për mediat serbe se, sigurimi shtetëror serb në krye me Radomir Markoviq dhe përmes Miloras Ulemek-Legija, kanë kryer vrasjen e katër të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në vitin 1998 në Pejë.

Draskovic ndër të tjera ka thënë se, ky krim monstruoz është kryer me urdhër të Kryetarit të atëhershëm të Serbisë, Slobodan Milosevic.

Gazeta serbe Kurir duke e cituar Draskoviqin, thotë se, krimi serik kundër serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës të cilët e kanë përkrahur Serbinë dhe kanë gjykuar publikisht UÇK-në, në fillim të nëntorit të 1998, është urdhëruar nga Milosevici.

“Aso kohe ishte dhënë vendim që të bëhen disa sulme terroriste të cila do t’i kryente skuadra e Legija-s, në mënyrë që në sytë e bashkësisë ndërkombëtare UÇK të paraqitet si organizatë terroriste dhe në të njëjtën kohë për të ulur reputacionin e shqiptarëve në Kosovë”, ka thënë kryetari i Lëvizjes Sebe për Ripërtëritje, duke shtuar se, në atë kohë ishte formuar i ashtuquajturi Grupi Operativ i Përndjekjeve, i cili kishte 18 njerëz.

Draskoviq ka deklaruar se, pjesëtarët e këtij grupi ishin trajnuar nga Legija për aktivitete terroriste në Kosovë, përfshirë edhe krimin monstruoz në ‘Panda”. Ndërsa, Legija i kishte raportuar Rade Markoviq’it për personat që i kishte likuiduar”.

“Sipas informatave të mija, para disa muajve Markoviq kishte kërkuar të falej nga presidenti Nikoliq, duke thënë se do ta rrëzojë gjithë Serbinë në gjunjë nëse dërgohet ndonjë akuzë për vrasjen e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, por edhe serbëve dhe myslimanëve në Bosnje”, ka pohuar ai./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button