fbpx

Edhe nëse zgjohet Schumacher ‘nuk do jetë i njëjti’

Michael Schumacher ‘nuk do të jetë Schumacher’, nëse ai do të zgjohet nga koma, ka deklaruar një nga neurokirurgët kryesorë, ndërsa doktorët thanë të premten se ish-kampioni i Formula 1 nuk është më në gjendje kritike.

Richard Greenwood, një konsulent neurologjie në spitalin Homerton të Londrës, tha se legjenda e garave me makina do të jetë një ‘person normal’ nëse rikuperohet, si pasojë e traumës së rëndë të pësuar në tru.

Komentet e tij vijnë teksa doktorët zbuluan se kushtet e Schumacher janë përmirësuar disi dhe tashmë ai nuk konsiderohet në gjendje kritike, për herë të parë që pas aksidentit.

“Nëse Schumacher mbijeton, ai nuk do të jetë më Schumacher”, ka thënë Doktor Greenwood i cili punon gjithashtu në Spitalin Kombëtar për Neurologjinë dhe Neurokirurgjinë.

“Rehabilitimi i tij do të jetë efektiv, vetëm nëse ai përshtatet me të qenit një njeri i zakonshëm dhe përmbush gjithçka mund të bëjë një njeri të tillë. Ky është një proces shumë i vështirë, për ta bërë dikë të shikojë përpara, ndaj dhe shumë njerëz nuk ia dalin dot këtij objektivi”, ka theksuar Greenwood.

Ndërsa neurokirurgu Andreas Ziger tha: “Unë e përsëris se edhe familja e Michael[Schumacher] është shumë e lumtur dhe ndihen të sigurt me punën e mjekëve që po e bëjnë për trajtimin e tij[Schumacher], dhe ata i besojnë mjekëve plotësisht”.

Lajme të ngjashme

Back to top button