Avioni i rrëzuar malajzian në Ukrainë u qëllua me raketë nga zona e separatistëve

Raketa e cila ka rrëzuar avionin e Malajzisë në vitin 2014 është lançuar nga zona nën kontrollin e separatistëve pro-rusë, raporton Anadolu Agency (AA).

Hans de Borst, i cili në avion ka humbur vajzën 17-vjeçare, tha se Komisioni Hetimor i Sigurisë në Holandë sot në mëngjes i ka informuar të afërmit e viktimave lidhur me hetimin që po vazhdon.

Borst theksoi se Komisioni ka dëshmi se platforma e lëvizshme nga e cila është lançuar raketa është sjellë atëbotë në lindje të Ukrainës.

Poashtu u theksua se të dhënat e komunikacionit dhe radarëve tregojnë se platforma e lançmit është kthyer prapa në Rusi pas rrëzimit të avionit.

Komisioni paraprakisht ka njoftuar se avioni Boeing 777 ishte rrëzuar me raketë 9M38 BUK i prodhimit rus. Për më tepër u tha se raketa ishte aktivizuar në një distancë më afër se gjysmë metri nga kabina e pilotëve duke shkaktuar vdekjen e tre anëtarëve të ekuipazhit.

Ndryshe, avioni i Malaysia Airlines që po kryente udhëtimin në linjën Amsterdam-Kuala Lumpur u rrëzua më 17 korrik të vitit 2014 në Ukrainë, me çka humbën jetën 298 pasagjerë.

Shtetet perëndimore dhe Ukraina besonin se avioni është rrëzuar nga separatistët pro-rusë ndërsa Rusia pretendonte se raketa është lançuar nga zona që kontrollohet nga Ukraina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button