SHGM-ja, dënon vendimin për rastin “Fokus”

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar ndaj vendimit të gjykatëses Jovanka Spirovska-Paneva me të cilën në mënyrë drakonike u dënuan për shpifje, gazetari Vllado Apostolov dhe redaktori i javores “Fokus” Jadranka Kostova. 

Ky është vendim i parë gjyqësorë kundër gazetarëve sipas Ligjit për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje, që mund të vlerësohet si porosi serioze armiqësore kundër gazetarëve në Maqedoni. 

“Me vendimin gjyqësor gazetarët frikësohen dhe dekurajohen të informojnë dhe vëzhgojnë për përgjegjësinë e funksionarëve publik që është njëri nga principet themelore të gazetarisë në tërë botën”, konsideron SHGM dhe pret që në procedurën ankimuese Gjykata e Apelit të marrë parasysh vendimet e Gjyqit Evropian për të drejtat e njeriut dhe do të sjellë vendim të drejtë. 

Prej atje përkujtojnë se sipas Ligjit për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje Gjyqi gjatë marrjes së vendimit është i detyruar të respektojë dispozitat e Konventës Evropiane për mbrojtje të të drejtave parimore njerëzore të Gjyqit evropian për të drejtat e njeriut në Strazburg. 

“Gjyqi duhet të ketë parasysh se paditësi, në këtë rast drejtori i DZK Sasho Mijalkov, është bartës i funksionit publik dhe se Gjyqi evropian për të drejtat njerëzore ka themeluar principe se kufijtë e kritikës së pranueshme kah politikanët janë më të gjerë në krahasim me personat privat. 

Në mënyrë plotësuese gjyqi duhet të ketë parasysh kriteriumin për proporcionalitet që Gjykata evropiane për të drejta njerëzore e zbaton secilin vendim të saj. Gjoba prej 6.000 eurove është joproporcionale në krahasim me të ardhurat që kanë gazetarët dhe mund të sjellë deri tek mbyllja e javores ‘Fokus’”, shkruan në kumtesën e saj SHGM.

Lajme të ngjashme

Back to top button