FRI përfundon fushatën në Kërçovë

Fundi i fushatës në Kërçovë, “Ta njohim Muhammedin s.a,” u shënua me realizimin e një programi të pasur tregjuhësorë në Pallatin e Kulturës në këtë qytet. 

Programi në fjalë ngërtheu në vete ilahi, recitale dhe mesazhe të shkurtra rreth jetës së Muhammedit a.s, ligjërues të ftuar ishin: Xhenifer Telak – Përfaqësuese e shoqatës Duha, Qenan Ismaili – Teolog nga Shkupi dhe Nuran Sulejmanoski, Imam në Kërçovë.

Porositë dhe mesazhet e tre ligjëruesve të lartëpërmendur, njoftuan opinionin më për së afërmi me personalitetin e Muhammedit a.s.

Pjesën e fundit të programit e bënë edhe më kuptimplotë kori i ilahive, të cilët zbutën zemrat e publikut me zërat e tyre duke kënduar për personalitetin dhe jetën e Muhamedit a.s. Aktivitetin më të begatë e bëni prezenca e mysafirëve të ndryshëm, në mesin e të cilëve ishte edhe zv/ kryetari i FRI-së Millazim Mustafa nga Kumanova.

Me përfundimin e programit, Sektori i Femrës pranë FRI-Kërçovë dhe përfaqësues te shoqatës Dua, në dalje të qendrës së Kulturës kishin shtruar një koktej modest, me ç’rast të gjithë kishin fatin të provonin ëmbëlsira nga më të ndryshmet.

Përndryshe, ky ishte viti i dytë me radhë, ku FRI-dega Kërçovë realizon kampanjën e lartë përmendur bashkë me komunitetin rom dhe turk.

Lajme të ngjashme

Back to top button