Gjatë vitit të kaluar ka pasur 22 vrasje, 5 raste mbesin ende të pandriçuara

Gjithsej 22 persona janë vrarë në Maqedoni gjatë vitit të kaluar, në 20 raste të veprave penale “vrasje”, në dy  rast ka ndodhur vrasje e dyfishtë, ndërsa në të gjitha rastet vrasësi është mashkull, tregojnë statistikat e MPB-së. Viktima më e re gjatë vitit të kaluar ka qene fëmija shtatë vjeçar e cila është vrarë nga babai, ndërsa viktima me e moshuar ka qenë një grua 71 vjeçare e vrarë nga i biri i tij.

Sipas të dhënave të policisë, deri më tani janë ndriçuar 15 raste të veprave penale, ndërsa vazhdojnë të mbesin të pandriçuara ehde 5 raste të tjera, të gjitha të bëra në rajonin e Shkupit.

Sipas të dhënave policore, në të shumtën e rasteve të këtyre krimeve, autorë kanë qenë njerëz të afërt të viktimave.

Si raste  më të  rënda  potencohet,  krimi kur  babai ka vrarë të bijën ose birin e vetë dhe e kundërta. Ka pasur raste kur buri vret gruan. Ndërsa një person me problem psikike ka vrarë nënë e tij dhe motrën.

MPB-ja vlerëson se edhe përkundër kësaj, statistikat tregojnë se gjatë vitit të kaluar ka pasur numër më të vogël të vrasjeve, krahasuar me numrin e vrasjeve që kanë ndodhur gjatë 25 viteve të fundit

Lajme të ngjashme

Back to top button