Çair, gropa rrezikon banorët, komuna s’ka haber

Pas reagimit dhe rrethimit të gropës së hapur në vendin e ish Higjienës komunale, banorët e Serovës tani ankohen për një tjetër gropë themeli e cili po ashtu është i pa rrethuar dhe sipas tyre përbën rrezik për fëmijët dhe banorët në afërsi.

Ata kërkojnë që të merren masa sigurie dhe të rrethohet kjo pjesë sepse sipas tyre fëmijët mblidhen dhe hynë brenda për të luajtur futboll, mirëpo ajo është mjaft rrezik.

Ndërtime Serovë
Ndërtime Serovë

“Fëmijët hyjnë aty dhe lozin, është shumë rrezik, sepse dheu mund të rrëshqet, mund të lëndohen. Gjithashtu rrezik përbën edhe për ata që jetojnë aty afër”, tha Osman Tahiri, banor.

“Është gropë e madhe dhe e thellë, sepse sa kemi njohuri neve është hapur për tu ndërtuar ndërtesë, por ende nuk është bërë asgjë. Të paktën ta kishin rrethuar që fëmijët të mos mund të hyjnë në të”, tha Artan Kadriu, banor.

Ndërtime Serovë
Ndërtime Serovë

“Është e rrezikshme sidomos kur bie shi, mbushet me ujë dhe mos e dhashtë zoti të bie ndonjë fëmijë apo njeri dhe të ndodh ndonjë tragjedi. Dukush duhet të mbajë përgjegjësi, duhet të rrethohet dhe sigurohet ajo hapësirë”, tha Drita Tahiri, banore.

Nga Komuna e Çairit, udhëheqësi i Sektorit për urbanizëm, Xhingis Hani thotë se nuk e di nën pronësi të kujt është toka, në të cilën është hapur ajo gropë.
“Nuk e di se kush është pronari. Ajo gropë është e hapur tani më një kohë, por nuk kam informacion se kush është pronari”, tha për Portalb, Hani.

Ndërtime Serovë
Ndërtime Serovë

Ndërkaq ky nuk është themeli i parë i hapur në Komunën e Çairit, gjithashtu Portalb kohë më parë alarmoi edhe gropën në hapësirat e ish Higjienës komunale, të cilat ishin të pa rrethuara dhe përbënë rrezik për banorët në afërsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button