Një delegacion i lartë nga Turqia viziton Tetovën

Sot, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi në hapësirat e komunës së Tetovës priti një delegacion nga Turqia të kryesuar nga zëvendës kryeministri për çështje ballkanike Emrullah Ishler, deputetët e kuvendit të Republikës së Turqisë, Mehmet Emin Dindar dhe Sebahattin Karakelle, drejtori gjeneral i TIKA-s, Serdar Cam dhe zëvendës ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoni, Husnu Sinan Ertaj. 

Gjatë takimit u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta  nga fusha e arsimit dhe kulturës. Në funksion të thellimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore në të ardhmen, Komuna e Tetovës do të binjakëzohet me disa komuna nga Republika e Turqisë me të cilat do të realizohen projekte të interesit të përbashkët si dhe shkëmbimi i përvojave në menaxhimin e pushtetit lokal. Pas përfundimit të takimit, delegacioni turk vizitoi Xhaminë e Pashës dhe kompleksin Harabati Baba Teqe.

Lajme të ngjashme

Back to top button