SHBA emëron ambasador në Kubë pas 55 vitesh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) emëruan për herë të parë ambasador në Kubë pas 55 vitesh të ndërprerjes së marrëdhënënieve diplomatike në vitin 1961, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti amerikan Barack Obama ka paraqitur si kandidat për ambasador në Havana, Jeffrey DeLaurentis i cili aktualisht kryen detyrën si i ngarkuarai me punë në ambasadën amerikane në Kubë.

DeLaurentis, kryen detyrën e të ngarkuarit me punë në ambasadën amerikane në Havana pasi SHBA-të dhe Kuba morën vendimin për normalizimin e marrëdhënive në fund të vitit 2014 dhe pasi vitin e kaluar në këtë kuadër u hapën ambasadat në mënyrë të ndërsjellë mes dy vendeve.

Gjtiahshtu DeLaurentisi i cili ka një karrierë diplomatike në Departamentin amerikan të Shtetit më parë ka patur ushtruar detyrën si Përfaqësues i Përhershëm i OKB-së për SHBA-të, në ambasadën e Bogotës si dhe detyra të ndryshme në qendrën e ministrisë në Washington.

Dy vendet në kuadër të normalizimit të marrdhënieve vendosën të hapnin ambasadat në mënyrë të ndrësjellë si dhe fillimin e fluturimeve të drejtpërdrejta tregtare.

Washingtoni zyrtar bëri lëshime mbi disa kufizime ekonomike dhe tregtare ndaj Kubës. Ndërsa presidenti amerikan Obama me vizitën e tij në muajin mars në Kubë u bë presidenti i parë amerikan në detyrë që vizitoi Kubën që nga viti 1928 e deri tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button