Firma që do të ndërtojë “shkallët spanjolle”, ka blerë tokën prapa “Veros”

Firma e cila e ka blerë tokën shtetërore, ndërmjet Bankës Popullore dhe Stacionit hekurudhorë, me çmim pre 71 denarë për metër katrorë është firmë si motër e firmës e cila e ka blerë tokën në qendër të Shkupit, ku do të ndërtohet një objekt tregtar i stilit barok, shkruan, “Nova Makedonija”.

Siç shkruan gazeta në regjistrin zyrtar, figuron që “Amadeus Grup”, është paraqitur si firma në pronësi e “Amadeus Stoun”, respektivisht firma e cila aktualisht posedon parcelën prej 2,855 metër katrorë në afërsi të “Veros”.

Kjo është parcela e tretë që e blenë kjo kompani në qendër të Shkupit. Sipas gazetës “Nova Makedonija”, kompania blerëse në vitin 2011 në një shitje publike blenë tokë për ndërtimin e një hoteli nën Kalanë e Shkupit, ndërsa në vitin 2013, me emrin e firmës së regjistruar si “Amadeus Development”, e ka blerë sipërfaqen në qendër, prej 1.046 metër katrorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button