Pas takimit me Zhbogar, Zaev: Pas zgjedhjeve të dhjetorit do të ndodhin ndryshime

Kryetari i LSDM­së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetarja Radmila Shekerinska, pasdite u takua me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, njofton MIA.

Ashtu siç kumtuan nga LSDM, në takim Zaev ka theksuar se në dhjetor duhet të ketë zgjedhje të rregullta dhe kriza në shtet të përfundojë me zgjedhjen e Qeverisë legjitime, e cila do të përkushtohet në proceset reformuese të nevojshme në interes të qytetarëve.

“Ne jemi të bindur se në zgjedhjet në dhjetor që duhet të jenë korrekte dhe të lira do të ndodhin ndryshime që do të hapin rrugë për jetë më të mirë të qytetarëve dhe perspektivë të Maqedonisë”, ka theksuar Zaev.

Ai ka thënë se LSDM në mënyrë aktive e përpunon dinamikën me të cilën pas zgjedhjeve do të vijojë stabilizimi ekonomik i qytetarëve dhe shtetit dhe proceset demokratike për institucione funksionale, media të lira, gjyqësi të pavarur.

Në takim është theksuar përkrahja për punën e Prokurorisë Speciale Publike e cila, siç qëndron në kumtesë, e ka rolin kyç në sigurimin e rrugës së drejtësisë dhe shtetit juridik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button